Me Zotin sot qava
Me Zotin sot qava
Me Zotin sot qava
Me qarjen lotuam
Me lotët e dala
Dhimbjet bashkuam.
Dhimbja nga toka
U kthye në re
Retë e gjora
Lotuan rrëke.
Në pikat e shiut
Si pikat e lotit
Shpirt’ i njeriut
Dhe dhimbja e Zotit.
Sot qava me veten
Me Zotin sot qava
Lotët u tretën
Por dhimbjen s’e ndala.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου