Τρίτη 28 Δεκεμβρίου 2010

S'bëj gjë pa Perëndinë

S'bëj gjë pa Perëndinë





Nuk them se ish e shkruar
As e pashkruar s'ish
Në univers krijuar
Nga dorë e Perëndis'.


Nuk dija në do ndodhte
Nëse s'do ndodhte, s'dija
Mëkatin po firmoste
Një dorë nga Perëndia.


Nuk ka pse të rrëfehem
Kush tha që ndjej pendim?
Me perëndin' vesh merrem
S'bëj gjë pa Perëndin'.


16 dhjetor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: