Τρίτη 28 Δεκεμβρίου 2010

 O ndjenja!





O ndjenja të shpërndara
Të harlisura ndjenja!
O ndjenja shkrehamane,
Frikamane ndjenja!


Ju ndjek e s’ju arrij
Më ndiqni e s’më arrini
E prapë Unë jam Ju
E prapë Ju Unë jini.


Më çmendni e ju çmend
S’ju gjej, edhe më gjeni
S’më gjeni dhe ju gjej
Ju shkel, edhe më shkelni


Ju ngre, edhe më ngrini
S’ju le, edhe s’më lini.
O ndjenja tradhëtare
Besnike gjithashtu
O ndjenja mëkatare
S’do rroja dot pa ju!

Δεν υπάρχουν σχόλια: