Κυριακή 19 Δεκεμβρίου 2010

Hera e fundit


Hera e fundit

-Ikë!- të thashë, edhe të mbaja
-Ika!- the dhe nuk lëvize
-Nuk është mirë- më doli fjala
-Por as keq- më mërmërite.

-Mos!- të thashë, edhe të lashë
-Mirë- më the dhe më trazove
-Ooh!- rënkove me të qarë
-Ooh!- dhe unë, -sa më terbove!

-Hera e fundit, më dëgjon?
-Të dëgjoj, si herën e parë
-Cila 'herë' do na shpëtojë?
-Kur mos jem si sot e gjallë.

17 dhjetor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: