Κυριακή 21 Νοεμβρίου 2010

Po vendos këtu mesazhin e ngrohtë të mikut të nderuar Ligor Prifti, dërguar në faqja e internetit të Botës së Re(www.klubibotaere.com)dhe falenderimin tim.

Re: VITALITET DHE PERFORMANCE
--- In BOTAERE@yahoogroups.com, Ligor Prifti wrote:
>
> *Mendim dhe force. Vitalitet jo vetem fizik por edhe mendor,*
> *me kapacitet te plote intelektual, me performance letrare ne gjithe*
> *kete cikel poetik. Kjo me ka rene ne sy sistematikisht ne krijimtarine*
> *tuaj, i nderuar Mondi. Urimet me te perzemerta, Ligori.*
>

I dashur dhe i nderuar Ligor! Te falenderoj per mesazhin me frymen e ngrohte
vleresuese te krijimtarise sime. Me ben te ndjehem me brenda muzes dhe
pergjegjesise krijuese. Duke ndare e ballafaquar me njeri-tjetrin, ne faqen e
Botes se Re, mendime e krijimtari, me nderon ky mesazh inkurajues ne kete faqe
letrare. Qendroj ne ate qe kjo faqe duhet t'i meshoje sa me shume ketij
ballafaqimi te kulturuar letraro-artistik.
Po ju shkruaj kete cast nga puna e nates(security), ku jam krejt vetem, por
rrofte laptopi, interneti dhe miq si ju, qe me duket sikur takohemi, ulemi per
kafe e kuvendojme me njeri-tjetrin. Uroj shendet e aktivitet te suksesshem ne
jete. Miqesisht, Mondi.

Δεν υπάρχουν σχόλια: