Τετάρτη 24 Νοεμβρίου 2010

Besomë e dashur!


Besomë e dashur!

E dashur!
Ja ku zbrita
Nga aty ku kujtova se isha ngjitur.
Aty ku mëkatar i pa mëkatë isha.
Me imazhin e një femre strukur.

Duhej të ndodhte
Besomë që duhej!
Aty ku askush nuk ishte veç meje
Aty ku vete Zoti të vinte s’do ndruhej
Të shijonte sado pak imazhet e njerëzve.

Besomë e dashur!
Besomë tani!
Unë zbrita poshtë, Zoti iku lart
Të dy të bindur, se e vetmja dashuri
Për mua je ti dhe jo i çastit imazh.

23 nëntor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: