Παρασκευή 3 Σεπτεμβρίου 2010




Pilati

Jam bërë hyqlli
Pas ujit në çezmë
Me orë të tëra rri
Pastaj fle i qetë.

Dy mijë vite kështu
I njëjti avaz
I njëjti ujë
I njëjti, Pilat.

Nëse prapë më zgjidhni
Të gjykoj Krishtin tjetër
Pak ujë më sillni
Dhe turmat me njerëz.

Δεν υπάρχουν σχόλια: