Παρασκευή 3 Σεπτεμβρίου 2010



Juda

Kush tha që u çmenda?
Që u vara, kush tha?
Akoma me legjenda?
S’u ngopët, aman!?

Më kini mes jush
Mes vetes, ju kam
Me Judra kaq shumë
Me Krishtra, kaq pak.

Sa shumë më ngjani
Më shumë ju ngjaj
30 aspra më falni
Të “puth” Krishtin, prap’.

Δεν υπάρχουν σχόλια: