

Si ta lemë?!
Më le diçka më tej
Diçka më tej të lashë
Pyes sa herë, "Përse?"
Përseja mbetet prapë.
Të dy asgjë nuk bëmë
E prapë diçka na mbeti
Mos vallë asgjëja është
E fundit që na ndezi?
Më shfaqesh, s'e mohoj
Të shfaqem? Nuk e di
Nuk them, "Të dashuroj!"
S'besoj ta thuash ti.
E lemë pra kështu
Kështu sa e kan' lënë
Një ëndërr, jo më shumë
Sa pak qenka një ëndërr!
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου