
Ikmë!
Ikmë shfaqjes nëpër mendje
Në s'e di, ç'ke që më vjen?
Ç'ke që hyn jasht' hises tënde
A e di që dot nuk del?
Ikmë ti, të shpëtoj unë
Se po erdhe s'ka shpëtim
Mos më shto hise të dytë
Dhe mëkatin platonik!
Ikmë, ikmë, s'marrke vesh!
Çfarë?
Paskam ardhur unë tek ty?!
Mëkatarë kaq budallenj
Budallenj në ferr të dy!
1 dhjetor 2009
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου