

Thagmë dashurie
Më bëj e dashur, të ndjehem naiv
Aty ku koha mjeshtërinë ma dha
Më ngacmo, më skuq, më prek, më dridh
Mistereve të tua, të hy pak nga pak.
Uau, ç'po më ndodh si herën e parë!
Sot botës i shpall të parin zbulim
Dashuria jote, qenka vërtet thagmë
Dhe mjeshtër më bën dhe po aq naiv!
21tetor 2009
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου