


Kjo Hënë
Herë presje mes gjuhës yjore
Herë pikë që shikimin ma çlodh
Kjo Hënë e natës qiellore
Librit të universit më fton.
Oh ç'gjuhë e gjuhës së botës!
Oh ç'libër gjigand yjësish!
Biografia e pafundme e kohës
Me Hënën-herë presje, herë pik'.
Dhe kur ndonjë natë nuk shfaqet
Më ngjan se merakun ma di
Më thotë që diku po pret vargjet
Herë presje, herë pikë t'ju rrijë.
E di që s'e di sigurisht
Kur pena në vargje e sjell
Nuk është, as presje, as pik'
Ësht' tradhtia ime e fshehtë në qiell.
21 tetor 2009
Koment dashamires ne fb.
Sinan Vaka -Edmond, ndjej eren e poezise se vertete, te asaj poezie te metrikes klasike por plot elokuence dhe veshje stilistikore qe une e quaj moderne per mendimin e gjere e te pakufi.Koha e turbullt e prodhimtarise se pafund te poetuceve qe na servirin shtepite botuese per efekt komercial duket sikur ndalet ne Fcb kur lexon artin e vertete dhe me vlera artistike.
Je poet mik dhe do te desha te kisha ne duar librat e tu.Faleminderit edhe kaq sa na servir per te na shtuar kureshtjen.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου