Δευτέρα 28 Σεπτεμβρίου 2009

Syri?!








Sytë?!

Si grimcë e universit
Që fsheh pafundësi
Sytë e njeriut fshehin
Ç'ka di e ç'ka nuk di.

Dhe kur dija më pak
Ma shtuan kërshërinë
Pa ditur mbeta prap'
I zhytur në enigmë.

Ooh, ç'mbetem i hutuar
Magjepsur, i zhgënjyer
Nga sytë e shikuar
Si qiellin mbushur yjesh.

Aty është mistikja
Realja gjithashtu
Aty përcillet frika
Dhe prapë shuhet aty.

Aty përcillet zemra
Si yjet në pulsim
Jam jashtë e jetoj brenda
Urrejtjen-dashurin'.

Aty largohem-kthehem
Si Zot' i universit
Dhe plazmë mes plazmës mbetem
Krijimit të misterit.

Aty do ndal shikimin
Kur sytë e mi do mbyll
Do ma ndriçojn' udhëtimin
Dy sy shndruar në Yll.

28 shtatot 2009

Δεν υπάρχουν σχόλια: