


Ajo, vetëm ajo!
Bëmëni të dehur, të çmendur
Mos prisni më nga unë normalitet
Khajam, shkuar Khajamit kam për t'gdhendur
Atë që ai kurrë s'arriti vet'.
Bëmëni të çmendur, të dehur
Me normalitet veç njëher po ju a kthej
Atë që kështu më do, sot e kam gjetur
Ajo, vetëm ajo, shpirtin ma deh.
19 shtator 2009
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου