Παρασκευή 4 Σεπτεμβρίου 2009

Ëndërr mëkatare





Ëndërr mëkatare

Hapi sytë porsi reja
Që le diellin të ndriçojë
Ler' mëritë, nisu, eja
Shpirti-shpirtin të shikojë!

Ishte ëndërr e një nate
Që shkoi kondra të vërtetës
Nuk e sheh, sa sytë hape
Ëndërra iku para vesës?

Se dhe vesa, moj e dashur
I la vend rrezes së diellit
Jo si ëndërra e llahtarur
Që u dogj zjarrit të ferrit.

Atij ferri të një ëndrre
Që ngacmon gjithnjë mëkatin
Ndaj të lutem, gjumit lere
Veç atij t'ja kesh inatin!

3 shtator 2009

Δεν υπάρχουν σχόλια: