


Dhe pse larg
Unë ta ndjeva zënë
Më erdhi nga gërmat
Në shpirt më ka lënë
Ç'ka i lidh dy zemrat.
Unë t'i pashë sytë
M'u shfaqën nga fjalët
Për ne s'ka të dytë
Mbetemi të parët.
Ne bashkuam buzët
Në çdo gërmë e fjalë
Nuk na ndajn' dot rrugët
As Zotat s'na ndajnë!
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου