Παρασκευή 29 Μαΐου 2009




Nëse do...

Nëse do të më japësh
Shijen e një fruti
Mjafton buzët të hapësh
Aty më njomet shpirti.

Nëse do të më çosh
Udhëve qiellore
Mjafton të më zbulosh
Evën parajsore.

Nëse do të më dehësh
Me verë perëndie
Mjafton moj zemër
Mbi ty të bie.

Δεν υπάρχουν σχόλια: