Nga Bujar Muçaj
Edmondi i antitezës ...
Edmond Shallvari poeti nga Korça ka kohë që po e thotë bindshëm dhe pa droje fjalën e tj poetike, përherë duke e filtruar e situr imtësisht, për të marë atë që do ai, atë përçusen, të aritshmen jo lehtësisht, plot imazhe ngacmuese, plot ndjenjë. Sidoqoftë kjo vepër do ta ngrerë autorin në një nivel më të lartë tiparesh, të bashkrendura këto me përbërsit dhe prirjet e domosdoshme kryesore, pa të cilat nuk ka se si kuptohet poezia, aq më tepër ajo shqipe. Nëse do t’i bënim një potret, potreti i tij poetik mund të jetë i paplotësuar dhe i paarrirë nëse armën e tij të përheshme e të pandarë mendimin filozofik si vë në krahë me antitezën, me një nga figurat më të dashura të njërit prej kolosëve të letrave shqipe Fan Nolit. Vallja e vërtetë e vargjeve të Shallvarit të rrëmben në centrifugën e saj shumëfletëshe e të kërkon që ta hedhësh deri në fund, pa u lodhur e pa u mërzitur e pa u ngjinjur aspak. Filozofia e jetës së përditëshme të shpaloset në poezitë e tij me një thjeshtësi ndjellëse që s’është "thjeshtësi", por një lloj rrjete joshëse e cila të mban peng të të çuarit deri në fund të fjalës, pa rrudhur idhësisht turinjtë e pa thënë shprehjen e zakonshme mbirë në buzët tona "kur do mbaroj dhe ky se na hëngri kot kohën". Nga ndodhitë, bëmat të cilat ai i ka përjetuar në mënyra të ndryshme, gjendja shpirtërore në të cilën është ndodhur në çdo moment, prania e tij si qytetar e poet e ka bërë të shkrihet shpirtërisht me vargjet duke daltuar individualitetin e tij. Të veçantat e kopshtit të Shallvarit nuk mund t’i mbjellë e vjel çdo kush, ndaj ai mëngëpërveshur si një Kadmus, e ka vënë kapelën përmbi sy, e pregatitë parcela të reja ku me durim shkërmoq e shkërmoq fjalën, që të mbijë ashtu si do ai, nga vlaga e duhur jo artificialisht e nga zori. Kras antitezës që është e pranishme gjithandej, atje ku do që vargu të "bubullojë" Etmondi përdor me sukses anaforën si në poezitë, Nëse, Ka çaste, Pres, Valsi, Fataliteti i mundimit, S’pres, Prindërve të mi etj, pa harruar të përdor me sukses edhe metaforën, epitetin e vazhdueshëm, neollogjizmat, retiçencën... Përdorimi i antitezës dhe anaforës nga poeti (anaforën e kanë përdorur me sukses Fishta, Çajupi, Poradeci, Naimi etj)e bëjnë të ketë një poezi plot forcë dhe atje ku duhet, pa e tepruar.
Pra kjo është poezia e Shallvarit me një strukturë të lidhur e të qëndrushme midis vargjeve e strofave që edhe nëpër ato "prita" ku mund të duket se ka pengesa ai me takt e mjeshtëri ka ditur të ngrerë mbi kalime e nënkalime që të nxjerrin lirshëm. Largimin e të atit dhe të nënës nga kjo jetë ai e sheh disi ndryshe dhe forcën e vetë poezia e ka pikërisht tek ai bashkëbisedim at-bir, nënë-bir (rrënjë-filiz) (pemë-rrënjë) i bërë vite e vite të tëra dhe e vazhduar dhe atje përtej jetës...duke e lidhur dy jetët (Pak ju jap e shumë më jepni) me atë fjongon e mallit që ikja të duket si një "shëtitje e zakonshme" që kjo ikje të jetë sa më e lehtë sa më pak e dhimbëshme. Dikush do të thotë se në këtë poezi mund të shohim prirje të një filozofie idealiste që dashur pa dashur i jep të drejt tezës së pranimit të shpirtrave e quajtur ndryshe spiritualizëm, por dihet se spiritualizmi është pjesë botkuptimore e poetëve të shumtë rreth e qark globit, pa lënë këtu mënjanë edhe botkuptimin fetar, tabu këto do t’i quanim në këto vite edhe për ne janë të tejkaluara. Përdorimi me takt i dialektizmave (tëndet, kllëngjo, zhëngë, murmur, felat etj.) në disa poezi do të thoja se nuk ia ulin, por ja shtojnë më tepër vlerën vëllimit "Ç’u bëmë kështu!", duke qënë dora e fundit e penelatave për ta potretizuar e njohur më së miri nga larg si korçar poetin. Po në këtë vëllim po të vëresh me kujdes do të piqesh diku edhe me fjalë të reja, neollogjizmat të cilat i përmeda më lart, që autori ka ditur t’i përcjellë natyrshëm tek lexuesi, si pararojë "të armatave" të tjera në kohët e mëpasme.
S’pres çasti çdo më sjellë
Po çfarë do t’i sjell unë çastit
S’pres hapin ku do bjerë
Po ku do ta hedh un’ hapin
Shallvari nuk i përket asaj kategorie poetësh me poza akademike që poezitë për atdheun, kalldremet e rrugëve ku u rritën i quajnë të dala mode dhe për hirë të përqafimit të modernes e abstraktes kanë kohë që i braktisën. Labirinteve të modernizmit ku si idhull i tij mbeten Kafka me shokë, Mondi di sekretet se si të futet e të dalë prej tyre, se ato kokrrizat e dheut, prej Parnasit shqiptar, nga ku ushqehet muza e tij, janë si filli i arianës. Poezia e Mondit mbart edhe sinqeritetin e dashurisë për atë vend që e priti. Është ai hap i poezisë së lart cituar ku poeti shpalos jo ngutshëm në tokën mikpritëse të kulturës, ullirit e dafinës...dhe që i dhuron padyshim ndjesi që ai mos t’i duket vetja i braktisur me një botë, mikrobotë... sa një valixhe refugjati. Poezi të tilla si Shpirti shqiptar, I dola botës, Korça ime, Atdhe, Shqipja etj janë vrulle të kreshpëzuara vargje himnizuese të shpirtëzuara, pa dorashka në adresë të dheut nga erdhëm. Një kapitull të konsiderueshëm do të thosha se zënë vend dhe poezitë dashurore që Edmondi si ka të pakta. Atë dashuri konkrete ai e ka hedhur nëpër vargje në mënyrë të rrjedhshme pa shtrengime deformuese, ashtu butë-butë si shiu i majit dhe aroma e stinëve pranverë-vjeshtë që ndjellin e sjellin veç për ata që dinë dhe e çmojnë dashurinë.Gruan ai e sheh jo thjesht si një partner i domosdoshëm të prirur ndaj punës, edukimit strikt të fëmijve, rregullave të rrepta shtëpiake, por edhe si pikën tjetër të atij poli ku mblidhen meridianët e asaj që quhet dashuri.
Dhe kur pak koha na ndau
Kohën tonë s’e ndau kurrë
Dhe kur shpirti ynë qau
Lotët tanë i patëm urë.
Nuk e di se sa e vjetër
Është fjala e dëgjuar
“Larg syve , larg zemrës”
ne më shumë na ka afruar.
Pra ky është poeti i çuditshëm Etmond Shallvari që meriton më shumë radhë e respekt dhe padyshim vendin e duhur në shtëpizën poetpritëse e të larmishme të poesisë shqipe, gjithmonë me të veçantën e papërsëritshmërinë e tij.Do të desha që në poezitë e Shallvarit, ashtu siç janë bërë pentagrame për serenatat, të ishin bërë strehë e degë bredhash e pishash për atë...borën që dhe ne që sjemi korçarë e jo veç ne, s’mund ta kuptojmë e kujtojmë ndryshe, Korçën. Mos ndoshta qënia për një dekadë a më tepër në Selanikun e pa dimërt, ku stinët bëjnë paradën ndërruese pa u kuptuar, e ka bërë tu largohet disi bukurisë dimërore të Korçës në vargje, e përgjithësisht pejsazheve të mirfillta poetike, apo vetë stili krejt i veçantë "arisokrat"që nget ndryshe nga të tjerët, plot meditime filozofike e ndryshojnë dhe e zvogëlojnë në një fare mase raportin poet - natyrë në krahësim me të tjerët, si Gjikuli që mund ta përfytyrosh si një njeri-shkemb në buzë të detit, apo gati-gati si një Poseidon në miniaturë, Kapuranin e Floqit si një njeri-pemë, njeri-lis mes lisave kryelartë apo mes ahishtës së blertë që jep e merr me to dekada të tëra aq sa e kanë pagëzuar me nofkën Poet i Blertë, Bedri Dibranin si një Muj që s’rresht tuj kuvendu këmbëkryq a majëkrahi me malet dhe kërkon të matet me lugjet, qafat, grykat... e tyre, Selimin e urtë si një buronjë e kthjellët Trebeshine që s’lodhet së puthuri e përqafuari Vjosën... duke bërë xheloz e vënë në merak Përmetin e Goricën e tij të vogël. Sidoqoftë unë me sinqeritet ju ftoj një vizitë tepër çlodhëse mes vargjeve të librit "Ç’u bëmë kështu!", dhe besoj se kur të ndaheni prej tyre do t’i thoni autorit: Ç’e paske bërë një punë të mirë bre Mondi!

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου