Kjo gjendje!
Më rrëmben kjo gjendje
E papërcaktuar me emër
Më gjëmbon në mendje
Më robëron në zemër.
S’kam më syshikues
Veshdëgjues nuk kam
Nuk kam hapavrapues
As gojën që mbyllhap!
Jam i tëri kjo gjendje
Kjo gjendje tejekzistente
Ku veten s’e ke tënden
Se tëndja s’ta do veten.
Më lini për një çast
Kujdesi s’ka më vler’
Kjo gjendje s’do ilaç
Kjo gjendje s’di si dhemb!
Veç Krishti më kupton
E prapë fuqi nuk ka
Kjo gjendje më kryqëzon
E prapë më le të gjall’!
Δευτέρα 10 Νοεμβρίου 2008
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου