Τρίτη 11 Νοεμβρίου 2008

Dhe duke medituar e gjykuar per poezine, gjithmone me ndjenjen borxhluese qe eshte cdo krijues ndaj saj, u ndodha dhe une si papritur i zhytur ne kete borxh, qe me thene te drejten zor se mjafton nje jete per t’ja shlyer. I perkulur binderisht para saj, ju drejtova me keto vargje…



Mos më fal, Poezi!

Kur s’të mbroj dot nga vetja
Nga të tjerët si të të mbroj?
Dhe kur shkruaj e gris fletra
Prap’ se prap’ di që gaboj!

Pres prej teje të më shfaqesh
Të më japësh dhe shuplakë
Kur t’i bëj çorbë vargjet
Qoftë një gërmë, qoftë një fjalë!

Kur në emër të rimosjes
Të prish nuret lozonjare
Të vesh xhingla-llafe kote
Edhe mburem me të madhe.

Mburem unë e të tjerët
Njeri-tjetrin ne e mburim
Kurse Ti e heshtur heshtën
Dhe shikon si mbjellim hurin!

Ja, po të kërkoj pra falje
Por s’ësht’ falja Poezi
Ndaj Ti mos më fal në vargje
Të betohem, s’mbaj mëri!

1 σχόλιο:

Leonard Seiti είπε...

Për fat, ajo është paqësore, se ndryshe, ty do të të burgoste, e mua do më varte ne litarë.