Nofulla
Nofulla lëvizi
Pak frymë goja nxjerr
Lind tingulli
Formë fjala mer.
Tinguj të zëshëm
Të pazëshëm tinguj
Herë të bëshëm
Sa herë të nginjur.
Nofulla tundet
Nga vendi sa s’del
Tingujt ngucen
Në fjalën e vet.
Fjalë të çjerra
Të shtruara fjalë
Sa here me të vjella
Herë shëndet mbajnë.
Nofulla nevrikoset
Mes kockash kërcet
Fjala marroset
Kockat ja vret.
Të ndalë do nofulla
Yryshin e fjalëve
Por s’mundet e gjora
Dhe njomet mes jargëve.
Lart, sipër saj
Mes një tjetër kocke
Një tru bën komand’
Fjalomanin’ e kësaj bote.
Δευτέρα 8 Σεπτεμβρίου 2008
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου