Di t’i shuaj…
Di t’i shuaj shkaravinat
Por mendimet, kursesi
Diku struken mes qelizash
Strehë në trurin tim.
Në të nxehtë më bëjn’ hije
Më sjellin freski
Në të ftohtë grada ju ngrihet
Dhe s’kam ftohtësi.
Por, kur gradët ngatërrohen
Ç’ndodh vallë në tru?
Shkaravinë mendimet shndrohen
Ku ti shuaj, ku?
Ah, moj mendje, tekanjoze
Mos më turpëro
Shuaj ç’ngatëresa nxorre
Qelizat pastro!
Shkaravinat di t’i shuaj
Lehtë me një laps
Por në shpirt gjithmonë vuaj
Mendimin e mbrapsht!
Σάββατο 6 Σεπτεμβρίου 2008
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου