
Sinqeriteti
Kërkoj gjithandej sinqeritetin
Lehtë do ta gjej, kujtoja
Kur shpesh takonim njeri-tjetrin
“Ky u gjetka, kollaj”, thoja.
Po ç’pati që sot më mundon
Mos lot kukafshehti me mua
Mos vallë me mua u lodh
Apo unë me të e kam tepruar?
Pse, kaq ka ndryshuar ai
Apo unë të kem ndryshuar
Mos vallë ka marë emër të ri
Me kohën e re, konvertuar?
Dikush në vesh po më flet
“Më kot i fal këmbët lodhjes
Ajo që ti thua, sinqeritet
Sot quhet e dalë modës!”
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου