Τετάρτη 20 Αυγούστου 2008

Ne dhe te ikurit

As zërin s’na dëgjoni
As dhimbjen nuk na ndjeni
Me vdekjen poshtë rroni
Ne lart mes vdekjes jemi.

Siç ikët ju mbajmë ment
Sa lehtë për t’ju gjetur
Ne s’do na njihni gjë
Nga trup e shpirt' i mbetur.

Pa ju së gjalli vdesim
Pa ne vdekjen e ngjallni
Të ndarë qajmë e qeshim
Një dit’ përjet’ do çmallemi.

1 σχόλιο:

Leonard Seiti είπε...

Gjeniale
Gjeniale
Gjeniale

Të përqafoj Mondi