Δευτέρα 16 Ιουνίου 2008

E megjithate ... jetojme!

Këtë libër ja u dedikoj:
Prindërve të mi të paharruar,
që sa shumë më dhanë
dhe sa pak munda t’ju jap në të
gjallë të tyre.
Mirelas sime, të vetmes grua që
i jep kuptimin e vërtetë jetës bashkëshortore.
Jorgos dhe Piros, djemkave të mi,
që me siguri do më falin për çdo
mosplotësim dëshirash fëminore dhe rinore.









E megjithatë... jetojmë !






Në vend të PROLOGUT

I ulur para kompjuterit jam në dilemë: Të shkruaj apo jo kujtimet e mbresat e kësaj jete, të meditoj e konkludoj për ngjarje, njerëz, që me dashje apo pa dashje më kanë lënë gjurmë në jetesën time, apo të vazhdoj t’i mbaj të mbyllura në arkivën e trurit, deri sa dalngadalë t’i amortizojë koha dhe siç thuhet t’i marr me vete në botën tjetër?
Për çudi, kaq ishte dilema, se unë i quajturi Edmond (Andrea) Shallvari është e pamundur të pres botën tjetër, pa i lënë kësaj bote shumicën e të panjohurave tepër të çuditshme, të besueshme e të pabesueshme, serioze e qesharake, të bukura e të shëmtuara njëkohësisht. Dhe për të rruajtur disi ekuilibrin mes këtyre dy botëve, më lejoni që e shkrojtura të ketë më shumë simbole e domethënie, se sa reportazhe, më shumë njerëz realë, se sa emra realë, duke lënë diçka e për botën tjetër.
Mos prisni të gjeni logjikën e një romani, ndonëse ka dramat e tij, mos prisni të gjeni logjikën e një autobiografie, ndonëse ka të vërtetat e saj. Eshtë një rrëfim, por edhe bisedë, është një debat me monologun dhe dialogun e vet. Ashtu siç ndodhemi në një takim miqsh dhe biseda kap tema e ngjarje të ndryshme në kohë, dua të veproj dhe unë në këto shkrime.

Δεν υπάρχουν σχόλια: