Κυριακή 1 Μαΐου 2011

Një tufë korbash fluturuar

Një tufë korbash fluturuar



Përmes ajrit lagështuar
Nga livandoja e qielltë
Një tufë korbash fluturuar
Si një copë re e zezë
Lëshon klithmën e tmerruar
Sikur koha do të vdesë.


Nuk e di se nga po vinë
Nga po shkojnë, nuk e di
Nuk e di ç’thonë me klithmë
Që më ndjell kobin e zi
Mos vallë vetë kërkojnë ndihmë
Apo shprehin një gëzim?


Mbase shprehin një ankesë
Mbase thonë një profeci
Kush do lindë e kush do vdesë
Kush kësaj bote s’do të vijë
Kush mallkuar do të mbesë
Kush do mbetet pa lavdi.

Re e zezë e korbëzuar
Po ma nxin ditën e dielltë
Nga krra-krrahu eklipsuar
Sikur vdekja do të zbresë
Nga nje korb i shpenduar
I mallkuar, korbi-vetë!


Copëtohet ajri i qelqtë
Nga goditjet me krra-krraaa
Pres me ankthin i pa qetë
Çdo të ndodhë, tani, pastaj
Pres e pres kështu një jetë
Nga krijesa e pafaj.


Selanik, 1 maj 2011


1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Studjuesi e perkthyesi Ligor Prifti, ne Bota e Re shkruan:

Jane pyetjet retorike qe lexuesi i shtron vetvetes pasi ka shijuar
nje poezi te tille, asgje me shume.
Eshte elementi mistik i shfrytezuar mjeshterisht, qe duket sikur
na fut ne shtigje pakrye, ne Ded end, si nje kapricio e poetit,
sigurisht, asgje me shume.
Eshte akselerimi profesional dinamik i poetit, asgje me shume.
Eshte vemendja gjeneroze ndaj vleresimeve dhe sugjerimeve
te kolegeve, qe eshte bere proverbiale tek Mondi me shprehjen
" Me rritet borxhi ndaj ... per kete vleresim", asgje me shume.

Respekte, Mondi. Ligori