Τετάρτη 27 Απριλίου 2011

Vetvetes

Vetvetes



Nëse kërkon të pamundurën
Që vetëm ëndrrës arrin
Nëse nuk arrin të bukurën
Që ikën me ëndrrën në zgjim
Ky s'është kursesi faji im.


Nëse kërkon të kesh krahë
Ikarusit ti ngjasësh një çast
Nëse fluturon si i marrë
Dhe diellit i afrohesh aq pran
Për rënien në tokë, s'kam faj.


Nëse kërkon të vërtetën
Që vetes i trembur ja fsheh
Nëse premtimin e shkelën
Dhe prapë i jep vetes të drejt
Je faji që fajin s'e njeh.

1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Shkrimtari Ziko Kapurani, ne Bota e Re shkruan:

Nje poezi modeste qe shpreh modestine e poetit, rruga gjithnje ne kerkim te bukurise ne brendesine e tij, qe njeh mosnjohjen e fajit. Nje filozofi e tere, e shprehur ne menyren tende poetike ne nderthurje. Te pershendes, Zko.