Παρασκευή 29 Απριλίου 2011

Mos i kërko...

Mos i kërko...


Mos i kërko diellit shpirtin e rrezes.
por rrezen e shpirtit.
Atëhere ai do jetë dielli yt.
Mos i kërko qiellit hapësirën e vetes
por veten në hapësirë.
Atëhere ai të do si një yll.


Mos i kërko natës ngjyrën e së fshehtës,
por fshehtësinë e ngjyrës.
Atëhere ajo roja tënde do jetë.
Mos i kërko ëndrrës magjinë e jetës,
por jetën e magjisë.
Atëhere je ëndrra vetë.


Selanik, prill 2011

1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Poetja Eleonora Gjika ne Bota e Re shkruan:

Mjaft esenciale poezia juaj Mondi!
I ben nje zberthim te bazuar mbi dialektiken dhe opoziten e te njejtes berthame.
Nje loje fjalesh e tille ne poezi mer vlera te vecanta.
Te fala Eleonora