Τρίτη 12 Απριλίου 2011

I kthyer ne Sfinks














I kthyer në Sfinks



Në altarin e shpirtit vetflijohem
Unë mëkatari i virgjërisë
Nga çvirgjërimi prap' formohem
Ashtu si nga hiri një Feniks.


Në ferrin e shpirtit engjëllohem
Djallohem në parajsën e shpirtit
Mes tyre si Krishti kryqëzohem
Jashtë tyre ja kaloj edhe Krishtit.


Në shpirtin e shpirtit jam vetja
Për ju mbase një kod enigmatik
I ri, por i lashtë sa legjenda
Edmondi i kthyer në Sfinks.

Në altarin e shpirtit një ditë
Ngjyer në bojën e hirit
Apologjia e një firme enigmë
Simbiozë e Sfinks-Feniksit.
Selanik, 12 prill 2011
Në altarin e shpirtit një ditë

1 σχόλιο:

Anila Toto είπε...

Mund te jete nje nga poezite e tua me te bukura ..e vecante urime !