Σάββατο 2 Απριλίου 2011

E fjeta natën

E fjeta natën


E fjeta natën bashkë me veten time
Të dy ikëm qiellit, mes yjesh diku
Ajo ëndërronte të miat ëndërrime
Unë ëndërroja të sajat më shum'.


E zgjova natën bashkë me veten time
Ajo s'më pa mua, as unë atë s'e pashë
Yjet në qiell po shuheshin në ikje
Bashkë me ëndrrat që më solli kjo natë.

1 σχόλιο:

Anila Toto είπε...

ka nje lirshmeri vargu dhe shprehje te lire fjalesh qe ndihen rrjedhshem por lene efekte tek lexuesi flm