Τετάρτη 6 Απριλίου 2011

Dy poezi

Cigarja dhe unë



Invers oksigjeni
Embëlsi helmi
Gëzimi, derti.


Mjegull e shpirtit
Shije e hiçit
Kotësi e flijimit.


Jetë në tym
Tymi në fyt
Të ngjall e të mbyt.
-----------------------------------------------------------











Pyetja

Pyetje që s'del
Në buzë ngel
Vetvetes çengel.


Pyetje që s'flet
Vetminë e vet
Vetveten tret.


Pyetje që pret
Ringjallje një jet
Në jetën që vret.