Κυριακή 3 Απριλίου 2011

Ç'bëre, o Zot!?

Ç'bëre, o Zot!?



Xhunam në shpirt më dha ky lot fëmije
Ky sy fëminor, ky ëngjëll i Tokës
Ç'bëre, o Zot, me të tuat krijime
Pse në oqean na i ktheve lotët!?


Mos, kaq i ashpër me bijtë e tu
Kaq i pamëshirshëm me bijtë e bijve!
Ju del dot përpara, i sheh dot në sy
Dhe sikur në botën e engjëjve t'i shpije?


Oh, sa më dhemb ky lot fëminor
Njëlloj si dikur në kryqëzim të Krishtit!
Pse, kështu e lamë mes nesh, o Zot
Të shohë fëmija tmerrin e apokalipsit!?


Boll më, aman, me të tilla kryqëzime!
Dhimbja e birit tënd, a s'të dhemb?
Shiko pak, të lutem, këtë lot fëmije
Ai qan parajsën, që ja ktheve në ferr!


Selanik, 3 prill 2011

1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Shkrimtari Agim Bacelli, ne Bota e Re shkruan:
Te me falesh miku im por, nese kete poezi do ta lexoje nje besimtar i
thekur, do te akuzoje per blasfemi. Nese kete poezi do ta lexoje nje
ateist, ai do te shaje sepse ti beson ne Zot. Nese do ta lexoje nje
komunist do te thote, "I cmendur! Kush nuk punon nuk ha! Prinderit e
femijes jane dembele dhe duhen lene me gjihe femije pa ngrene". (Ne
komunizem s'ka asistence sociale).Por edhe nese e lexon nje demokrat,
ai do te deklaroje, "Edmond Shallvari nuk di se c'eshte biznesi...".
Pra, poezia jote qendron si dobec ne mes te te gjitha kategorive
njerzore nga ku do te marresh vetem sharje, por.... Vetem ne poetet do
te themi, te lumte! sepse ne nuk jemi pjese e kesaj bote te ndertuar se
prapthi.

Me respekt dhe dashuri,
Agimi
--------------------
Poeti Nexhip Bashllari ne Bota e ere shkruan:

Poezi me ndjenjë të thellë njerëzore. Mondi është i talentuar jo vetën në vargun e shkurtër por edhe në atë shumërroksh, ku gjuha rrëshqet lehtë e butë dhe të krijon ndjesinë e të jetuarit me atë ç'ka ai shpreh me dhembje në shpirt ndaj fatkeqësive dhe dhembjeve njerëzore. Urime Mondi!