Τετάρτη 23 Μαρτίου 2011

Pa Ty...


Pa Ty...



S'do desha që të lindja
Nëse s'do lindje ti
Në univers do prisja
Mes grimcës një çudi.


Atë çudi që Zoti
Ma fali dhe pa lindur
Mes grimcash na bashkoi
Përjetësisë ngjizur.


Ne ishim dhe pa lindur
Ne lindëm dhe pa qënë
Pa ty as Zoti i ditur
Kët' botë s'do kishte bërë.

1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Poetja Elinda Marku, ne komentin e saj ne facebook, shkruan:

Elinda Marku Eshte nje nder ato lirikat e rralla e fort te cmuara. Se c'ka nje embelsi ne qenien tende si poet, ne poezine tande prej njeriu, ne poezine tande hyjnore (per nga paqia, dashnia , dhe drita) si njeri , si krijues e si i krijuar me vullnet prej Krijuesit. Strofa e fundit asht refren , qe nuk ka nevoje per muzike... por qe e krijon e muziken e brendshme...! Mu ba se e mesova permendesh...! URIMEEEEE!