Σάββατο 5 Μαρτίου 2011

Martuar me vjeshtën


Martuar me vjeshtën



Sot me veten time martoj vjeshtën
Të krijojmë stinën tonë të pestë
Për kumbare dasme zgjodhëm erën
Për kungim pak shi ftuam të bjerë.


Shtratin për dhuratë na dhanë pemët
Ç'mu kujtua shtrati i Odisesë
Penelopë e pagëzova vjeshtën
Ta kthej të vërtetë një legjendë.


Sot për herë të parë me vjeshtën fjeta
Trupin ma mbuloi me gjetheputhje
Unë me puthje lakuriq e xhvesha
Për të më dhuruar mijra sythe.

1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Z.Ligor Prifti ne Bota e Re, shkruan...

Ky Mondi, edhe ne prag te pranveres, ngre leqe me
me mjetet e vjeshtes, ate qe s'e ka bere njeri.Me ngjyra
roit, me flete mbulon! Lum kujt i ben vaki! Urime, Mondi.
Kercime pindarike me vlere. Ju pershendes. Ligori