Τετάρτη 23 Μαρτίου 2011

Lezbiket dhe Unë

Lezbiket dhe unë



Nuk di nga ju të dyja, kush është më femër
Më mashkull kush është, as këtë nuk e di
Di vetëm që mua m'u përgjysmua një ndjenjë
Dhe gjysma e mbetur u përgjysmua sërish.


Një çast ndjeva veten, pa veten e ndjenjës
Një çast Erosit i shfryva gjithë duf
Mos luaj kështu me magjinë e shigjetës
Shigjeta e vret dashurinë kështu.


Bashkë me Erosin qeshët dhe ju
Bashkë me ju, tani dhe unë po qesh
Shigjet' e Erosit nuk vret si në luft'
Por lind dashuri kur zemrat godet.


Nuk di nga ju të dyja, kush është më femër
Më mashkull kush është, as këtë nuk e di
Vazhdoni, vazhdoni, se një shigjetë tjetër
Më dyfishoi ndjenjën për femrën sërish.

1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Poetja Elinda Marku shkruan ne komentin e saj ne facebook:

Elinda Marku: Mbetet nje poezi fort e realizuar... Nje poezi qe pervec te tjerash, ka aq shume paqe ne te kundertat..., ka aq shume prani ne gjera te papranueshme per disa. Asht nje poezi qe i ka shpetuar per mrekulli cdo paragjykimi te autorit duke dashur te zbuse edhe paragjykimet e lexuesit. Ed' sinqerisht Urime. Une e shikoj si nje sprove jo vetem artistike kete poezi! elinda