Τρίτη 1 Μαρτίου 2011

Dhe tani që po të flas...


Dhe tani që po të flas...

Jo e dashur, s'bëra gafë
Në drekën e shtruar
Këmba ime vet u zgjat
Mes këmbve të tua.

Jo e dashur, nuk roita
Në mbrëmje vallzimi
S'di as vetë si trupin ngjita
Ku lind eksitimi.

Jo e dashur, nuk gabova
Tualetën(wc) e femrës
Thashë njëherë të provoja
Çmendurinë e zemrës.

Jo e dashur, s'kam nevojë
Për vizitë doktori
Mjafton pak të më dëgjojë
Do ndizet i gjori.

Si, e dashur, dashke prapë
Të tjera variante?
Dhe tani që po të flas...
Shshsht, se do ndez zjarre!

2 σχόλια:

Unknown είπε...
Αυτό το σχόλιο αφαιρέθηκε από τον συντάκτη.
Unknown είπε...

Komenti i shkrimtarit Jorgo Teli ne Bota e re

From: Jorgo Telo
To: BOTAERE@yahoogroups.com
Sent: Wed, March 2, 2011 10:28:28 AM
Subject: Re: [BOTAERE] Dhe tani që po të flas...


Pergezime, Edmond!E nisa mengjesin e 2 marsit me dy poezi lirike (e para liriko-erotike0, qe me argetuan e me shtuan vrullin per pune si pensionist qe jam. Telumte per bukurine e ndjesine e vargjeve me performance te dukshme estetike e art te persosur!
Ju pershendes nga Gjirokastra!