Τετάρτη 9 Μαρτίου 2011

Absurdi Sizif !


Në fund të essesë së tij, Kamy shkruan:

“Po e le Sizifin në rrëzë të malit! Aty gjithmonë gjendet ngarkesa, për këdo. Por, Sizifi personifikon besimin më të lartë, besimin që mohon perënditë dhe që ngre gurë. Edhe ai arrin në përfundimin se gjithçka vete mirë. Kjo botë tashmë pa një zot, atij i duket, as shterpë dhe as e kotë. Çdo grimcë e atij shkëmbi, çdo cifël minerale e këtij mali gjithë errësirë, përbën në vetvete një botë. Vetë lufta për të pushtuar majat mjafton për të mbushur një zemër njerëzore.

Duhet pra ta fantazojmë Sizifin të lumtur.”


Absurdi Sizif !


Ej Kamy, pa rimendoju pak!
Hodhe një gur në lumë dhe u sulën të gjith'
Sejcili kujtoi se gurin tënd kishte kap'
Pa ditur se ai gur ishte thjesht një mit.


Unë e di nga e more atë gur
Copëzë ishte nga guri sifizian
Më keq se Sizifi e ktheve në absurd
Më keq se absurdi në një fund fatal.


Megjithatë guri tënd qenka i çuditshëm
Oh, sa do e deshte Sizifi i gjorë
Ta ndronte me gurin e tij të mundimshëm
Absurdit tënd t'i vinte qeshjen në gojë.


Absurdi tënd nuk inatos perënditë
Guri tënd s'e shpëton dot një mit
Bota s'është gur në sup të njerëzisë
Njerëzia po lodhet së qëni një Sizif.


Ej Kamy, më kupton tani?
Nëse ka një Sizif, ka dhe një absurd
Por nëse ka një absurd, ka dhe një fund të ri
Ku bashkë me Sizifin, të qesh vërtet edhe un'.

2 σχόλια:

Unknown είπε...

Shkrimtari Agim Bacelli ne Bota e Re komenton...

Sot, te gjithe fukarenjte dhe te vuajturit e botes jane Sifizi. Pasnaniket dhe pushtetaret jane Guri i Sifizit.
Filozofia e poezise, nepermjet penes se Edmond Shallvarit, vjen e na thote se, - vuajtjet nuk ua solla une por i gjeta tek ju - "Unë e di nga e more ti atë gur/ Copëzë ishte nga guri sifizian..." i cili do t'ju rendoje per tere jeten dhe se, sado qe "Njerëzia po lodhet së qëni një Sizif" nuk shpetohet dot vete pa erdhur ajo drejtesi e cila na eshte mohur per mijra vjet...
Ky eshte koncepti im biblik sipas poezise se fuqishme filozofike te Mondit, ku bashke me ne dhe vete Sifizi do te gezohet.
Mondi te falenderoj per fuqine magjike te ketij mesazhi filozofik dhe per keto vargje te bukura.

Agimi

Unknown είπε...

Ne Fjala e Lire studjuesi i filozofise
Bujar Plloshtani shkruan:

Bujar Plloshtani on 11/03/2011 16:25:54

E shkelqyer! Me shume s'ka kuptim te shkruajme!