Σάββατο 22 Ιανουαρίου 2011


Tërbimi i Hadit



21 janar, 2011-të
Hadi(1) që pa gdhirë ulet në fron
Ujrat e Akerontit(2) rrjedhin qetë
Qetë dremit dhe plaku Haron(3).


Hadi shikon orën dhe jep sinjalin
Zotrat mbitokës nisën me rrëmbim
Turmës vërtiten, të vdesin të gjallin
Hadit t’ja çojnë pastaj për gjykim.


Hadi tërbohet nga plani i prishur
Turma e gjorë ka mbetur pa Zot
Hyjneshat Keret* vrasjen kanë nisur
Punën ka nisur dhe plaku Haron.


Ja dhe Empuza*, në një udhëkryq
Turmën tmerron me sulmin e saj
Shpirti që del nga i vrari në trup
Hipën në varkën e Haronit plak.


Ja dhe Lamia*, i nënave tmerr
Rend çakërdisur errësirës së ditës
Jetën e një biri pa mëshirë e merr
Dhe nënën e vesh me rroben e zisë.


Më pas Eriniet(4) vërtiten mbi turmë
Turma e mallkimit të çmendur vrapon
Hadi në fron tërbohet më shumë
Ku t’i degdisë të vrarët e gjor’?


Urdhër i jep Haronit plak
Falas t’ju shërbejë me varkën e tij
Shpirtrave të marë, vrarë pa faj
Që shtojnë e shtojnë, të vdekjes mbretëri.


22 janar 2011

1-Hadi-perëndia e nëntokës.
2-Akeronti-lumë për në botën e Hadit.
3-Haroni-plaku me varkë, që çon shpirtrat para Hadit(çdo shpirt duhej ta paguante)
4-Eriniet-hyjnitë e hakmarrjes e mallkimit.
*-Keret, Empuza, Lamia, etj, hyjnitë e Hadit, që vrasin e marrin shpirtrat e të gjallëve.

1 σχόλιο:

Ανώνυμος είπε...

z.Edemond kam lexuar poezite tuaja qe kane trajta moderne dhe qe kur i lexon ndihesh i vleresuar nga gjetjet qe ve autori per ne funksion te shprehjes se mendimit.
Nuk e di por keto poezite qe sapo lexova sikur sjellin nej fryme te re moderne qe ne epoken qe jetojme dhe ne krijimet qe mezi marrin fryme ..
Kjo mendoj ben diference ne ditet e sotme ..SUKSESE ..ANILA