Παρασκευή 21 Ιανουαρίου 2011

Ku vdekja dot s’më gjen

Ku vdekja dot s’më gjen



Do lindë dita prapë
Pas perëndimit tim
Një çast do ndjej mesnatë
Një çast do ndjej ndriçim.


Pastaj do jem mes tyre
Apo ato mes meje
Si netët nëpër yje
Si yjet përmes netve.


Unë prapë do të qesh
Me buzën e një Hëne
Piklotin do e tret
Si meteor çdo mbrëmje.


Do kthehem në mëngjes
Grimcuar në një rreze
Perëndimin do e pres
Për të rilindur veten.


Kështu, edhe i ikur
I kthyer do të jem
Pafundësis’ i lindur
Ku vdekja dot s’më gjen.


Selanik, 21 janar 2011



1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Fri, January 21, 2011 7:01:19 PM[BOTAERE] Koment
From: Koco Sterjo Add to Contacts
To: bota e re


--------------------------------------------------------------------------------


Mjaft e arrire poezia e z.Shallvari "Ku vdekja dot s'me gjen",nje teme e pare nen nje kendveshtrim origjinal,perzier me motivin e njohur kristian te ringjalljes,e veshur mire artistikisht dhe si e tille ndjehet ngrohte edhe aty mes yjeve e neteve.
Pergezime per kenaqesine estetike,qe me fale: Koco Sterjo



Fri, January 21, 2011 6:20:20 PMRE: [BOTAERE] Ku vdekja dot s’më gjen
From: ziko kapurani View Contact
To: bota e re


--------------------------------------------------------------------------------


Mondi, te shterngoj doren dhe te them pa e tepruar: nje mrekulli e vertete!
Nje art befasues i shprehur ne nje poezi te rralle.