Πέμπτη 30 Δεκεμβρίου 2010

Aty, në qiellin tonë



Aty, në qiellin tonë

Nga i pafundmi qiell
Me yjet e fundvitit
Një copëzë do t’sjell
Me dashurinë e shpirtit.

Në rëntë ndonjë yll
Si meteor i shkrirë
Shiko e sytë mbyll
Dhe thuaj një dëshirë.

Pastaj sytë hapi
Dhe shko në dhomën tënde
Diku fshehur tek shtrati
Dëshira do të gjendet.

Fli bashkë sot me të
Nuk është meteor
Rri ndezur për gjithnjë
Aty, në qiellin ton’.

30 dhjetor 2010

1 σχόλιο:

Unknown είπε...

Nje mik forumist ne albasoul.com, ne temen time me poezi, "Ajo, vetem ajo!" shkruan sot...

I nderuar poet, ngela duke lexuar këto vargje dhe përshtypjet e mia i mblodha si rezultat i reflektimit dhe ngacmimit që më nxitën t`i paraqes me pak fjalë. Konstruksionizmi i poezive tuaja është i një lloji magjepsës, i gjetur e frymëzuar nga motive shpirtërore, por edhe me kundrime universale, të cilat nganjëherë e bëjnë vargun tuaj enigmatik, por gjithnjë origjinal, duke qenë këmbëngulës për të kuptuar të gjitha masat që formësojnë identitetin e tyre. Vargu yt është aq i fuqishëm emocionalisht, që transmeton bukuri dhe kolorit të ngrohtë, por edhe një shpërthim, ku më shumë e ku më pak, filozofik. Si të tilla, bashkëdyzimi i filozofisë me poezinë, krijojnë një harmonizim të natyrshëm, që krijimtarinë tuaj artistike e bën mjaft enciklopedike. Vlera e tyre është tepër e madhe.

Do ta veçoja poezinë “Përtej”, të cilën e lexova disa herë, në mesin e kësaj oaze artistike, mjaft të suksesshme.

Ju përgëzoj sinqerisht!

Dar_di