Πέμπτη 25 Νοεμβρίου 2010

Antikryqi im



Antikryqi im

Tre ditë ju desh Atit për ringjalljen e birit
Tre ditë t'ja mbyllte plagët nga kryqi kryqëzuar
Fuqi ka Ati i madh të bëjë jetë dhe prej hirit
Por, ooh, nuk ka fuqi ndaj kryqit të shenjtëruar!

Si është e mundur vallë të shenjtërohet arma
Të kthehet në simbol, besim përjetësie?
Ajo që jetën vret dhe le veç vdekjen prapa
Ajo që gjallë gozhdoi një bir perëndie?

O Zot, dënomë mua për antikryqin tim
Mos lerë njerëzinë në çmendurinë e njëjtë
Ajo ështe prapë gati të bëjë rikryqëzim
Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë!

25 nëntor 2010

2 σχόλια:

Unknown είπε...

gentjanbanaj:
Eh, miku im Mondi !
Eshte kenaqesi te lexosh vargezimin dhe konceptimin tuaj poetik.
Me befasoi poezia "Antikryqi im". Me te vertetenje realizim i perkryer dhe nje inversion filozofik permbi mitet biblike.
Realizimi ne strukturen klasike te rimuar e te metruar, besoj se i jep jo vetem muzikalitetin, por edhe nje shtresim konceptual shume te rendesishem , zerin e brendshme dhe dyshimin njerezor qe prej lindjes se ketyre miteve e deri ne kohen e tashme. Eshte kjo trajektore qe me terhoqi dhe nuk me linte qe te heshtja.Se dyti, nje gjuhe e thjeshte dhe kulluar qe te befason deri ne vargun e fundit. Besoj se ne krijimtarine tuaj, operimi me figurat biblike e mitet ne pergjithesi ka qene i suksesshme, Kujtoj ketu edhe poezine "Puthja e Judes",(nese nuk gaboj ne titull), ashtu edhe krijime te tjera ne proze.
Miku im, Ju uroj muze pafund ne krijimtarine tuaj.
Eshte kenaqesi te lexosh e te rilexosh vepren tuaj.
Genti

Unknown είπε...

Poeti Jeton Muçollari, komenton poezinë në Fjala e Lire ne internet.(www.fjalaelire.com)

Jeton on 08/12/2010 02:24:23

Mondi, në radhë të parë u gëzova kur të pashë, dhe me një krijim jo do si do, por me goxha peshë, me analizë filozofike, nxjerjen në pah e asj ndjenje të ndrydhur tek njeriu të ''kryqëzimit'' të tjetrit dhe e dhimbëshme është kur kjo bëhet në kor. Poezia më pëlqeu shumë dhe këtë nuk e them si mik por kështu është. urime