Σάββατο 4 Ιουλίου 2009

dy gjysmat e një të tëre, që quhet demokraci

Respekt dhe urime për dy gjysmat e një të tëre, që quhet demokraci"
Letër e nënshkruar: Edmond (Shekulli Online) | 01/07/2009 | Letrat e lexuesve | 4 KOMENTE | SHARE | - +

Kaq i ngushtë sa është deri këtë çast rezultati, më bën të mendoj që elektorati ynë është i ndarë në dy obsione e dëshira për jetën politike. Kështu që unë s'kam kurrfarë të drejte të injoroj asnjë kah të tij, por ta respektoj dhe uroj si dy gjysma të një të tëre, që quhet demokraci.
Askush tashmë s'ka të drejtë, as morale, por as ligjore, të ofendojë, poshtërojë njërin kah me arsyetime injorantësh, militantësh të shkuar, por të respektojë deri në fund verdiktin e popullit.
Të jetë realist, që në Kuvend do ulen gati barabar deputetë nga dy kahet, që nuk janë nga dy planetë të ndryshëm të hapësirës me kushte të ndryshme jetese, por nga një tokë me emrin Shqipëri, që s'ka vend për ndasira e fronte luftarake donkishoteske.

Δεν υπάρχουν σχόλια: