Πέμπτη 23 Απριλίου 2009

Unë dhe jeta



Unë dhe jeta

Nuk luaj unë me jetën
Ajo me mua luan
Si nuk ja gjej të fshehtën
Ta kthej ashtu siç dua?

Përballë kur më rri
Nxjerr gjuhën me përqeshje
Më keq dhe në profil
Ç'më bën mos dua veten!

Po shpinën kur ma kthen?
Më vdes dhe mban të gjallë
Si Krishti më mbërthen
Çmbërthyer më heq zvarrë!

Po kur zhduket papritur
Dhe ndjehem i pajetë?
Pse kthehet e uritur
Dhe nuk më le të qetë?

Ç'i mbetet të më marrë?
Veç fundit të vetvetes
Ç'më mbetet që t'i jap?
Veç jetën përtej vdekjes!

Δεν υπάρχουν σχόλια: