Πέμπτη 14 Απριλίου 2011

Vetapologji

Vetapologji



Në s'di të notoj(sh), nuk është faji i detit
I qiellit faji s'është, në s'di të fluturoj(sh)
As qielli e as toka, nuk kanë faj për peshqit
As deti nuk ka faj, që peshqit s'janë zogj.


Nuk është faji im për dashurinë tënde
Për dashurinë time, as faji tënd nuk është
Mos vallë qiellit kërkova(e) atë që tokës s'gjendej
Me krahët e munguar, që ëndrra më(të) kish dhënë?


Në s'di të këndoj(sh), nuk është i pianos faji
I bojrave s'është faji, në s'di të vizatoj(sh)
Në s'di që të ngrohem(sh), nuk është faji i zjarrit
As faji i zjarrit s'është, që drutë s'djeg njëlloj.


Nuk është faji tënd për dashurinë time
Për dashurinë tënde, as unë nuk kam faj
Mos vallë nga vetja desha(e) atë që vetja s'ishte
Apo s'desha(e) atë, që vetja fshehur mban?


Selanik, 14 prill 2011


















Δεν υπάρχουν σχόλια: