Tani
Ku është tani
Tani kur është
Ky çast që ik
Apo çasti i lënë?
Tani që lëviz
Të ardhmen e shkuar
Më zvogëlon e rrit
Çdo çast të jetuar.
Nuk ka tani
Ka një grimcë çast
Që pas gjithnjë rri
Dhe unë i shkoj pas.
Tani jam këtu
Këtu s'jam tani
Një njeri më shum'
Më pak një njeri.
E dua tani-në
Tani-në s'e gjej
Ajo qenka çdo grimcë
Që lind univers.
Tani-ja jam unë
Ti, ai, ajo
Tani-ja s'ka fund
Tani-në jeto!
Ku është tani
Tani kur është
Ky çast që ik
Apo çasti i lënë?
Tani që lëviz
Të ardhmen e shkuar
Më zvogëlon e rrit
Çdo çast të jetuar.
Nuk ka tani
Ka një grimcë çast
Që pas gjithnjë rri
Dhe unë i shkoj pas.
Tani jam këtu
Këtu s'jam tani
Një njeri më shum'
Më pak një njeri.
E dua tani-në
Tani-në s'e gjej
Ajo qenka çdo grimcë
Që lind univers.
Tani-ja jam unë
Ti, ai, ajo
Tani-ja s'ka fund
Tani-në jeto!


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου