Πέμπτη 10 Μαρτίου 2011

Më mbaj ti brenda vetes

Më mbaj ti brenda vetes



Po ndjej më shumë se ndjenja
Më shumë se sytë shikoj
Jam vetja më shum' se vetja
Njëlloj e tjetërsoj.


Njëlloj të kam veç ty
Më tej më shfaqesh ndryshe
Tek vetja dal dhe hyj
Tej vetes shkoj më tutje.


Më mbaj ti brenda vetes
Dhe ndryshe kur më shfaqesh
Instiktit dhe ndërgjegjes
Që lind dhe fal mëkatet.


Vetëm atëhere unë
Njëlloj e tjetërsoj
Do jem i njëjti lumë
Që detin tënd shumoj.

Δεν υπάρχουν σχόλια: