Këtë çast hutohet edhe Zoti
Ajri këtë çast merr frymën tënde
Shikimin tënd në rreze dielli kthen
Ndaj kët' natë të shoh në dritë hëne
Dhe nga ajri fryma tënde vjen.
Shembëllimin tënd e mori nata
Hija e saj të fshehu turpësinë
Por un' i paturpshmi kaq e pata
I xhvesh natës gjithë hijesinë.
Këtë çast hutohet edhe Zoti
Nuk i bindet dielli, hëna, ajri
Ata janë tek ty që nata solli
Tek ai që sot kët' fat e pati.
Ajri këtë çast merr frymën tënde
Shikimin tënd në rreze dielli kthen
Ndaj kët' natë të shoh në dritë hëne
Dhe nga ajri fryma tënde vjen.
Shembëllimin tënd e mori nata
Hija e saj të fshehu turpësinë
Por un' i paturpshmi kaq e pata
I xhvesh natës gjithë hijesinë.
Këtë çast hutohet edhe Zoti
Nuk i bindet dielli, hëna, ajri
Ata janë tek ty që nata solli
Tek ai që sot kët' fat e pati.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου