Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011

Një ditë në vit të çlodhem

Një ditë në vit të çlodhem



Nuk di kush të pret më shumë, Shen Valentin
Buzpaprekurit e kupës së dashurisë
Don Zhuanët e të zakonshmit mashtrim
Romeot e Zhulietat, e mosbërjes së flisë?


Mos vallë diku të pret, një Eva dhe Adam
Mollës së ndalueme, as farat mos ja lenë?
Se ti e vetem ti, nuk e njeh atë mëkat
Pa ç’ka se ti qëndron, afër Zotit i shenjtë.


Më thuaj aman, kush të pret , o Valentin
Ai që vrapon vitit, të arrijë ditën tënde
Ajo që gjithë vitit, përgjërohet për një dit’
Heshtur dhe kaq kohë, për një çast rrahje zemre?


Mos vallë diku të pret, plakushi merakçi
Buzët e plakës, në buzë vajze t’i kthejë
Fshehtas të kërkojë të viagrës magji
Qoftë dhe kjo magji, për të fundit herë?


Eh, o Valentin, më shumë s’po të pyes
Qenkan kaq të shumtë, adhuruesit e tu
Mua mos më prit, sot kam marë lejë
Një ditë në vit të çlodhem, me të dashurën këtu.



Δεν υπάρχουν σχόλια: