Τρίτη 25 Ιανουαρίου 2011

U rinova moshës



U rinova moshës



Më hyre ndjenjës
Si uji nëntokës
U ngatrova rrjedhës
U rinova moshës.


Vetja më ngjan
Si toka e vjetër
Por ujin e nxjerr
Kristal, të freskët.


Si e vjetra tokë
Por e reja ditë
Si stinët në kohë
Që shkojnë dhe vinë.

Δεν υπάρχουν σχόλια: