Trokitja e parë
Trokitja e parë
Trokite tek porta
E mendjes, e ndjenjës
Kështu e dëgjova
Sinjalin e zemrës.
Mos isha përgjumur
Në ëndërr mos isha?
Trokitjen e bukur
I dehur e prita.
Dhe hyre pa dalë
Dhe ndenje pa ikur
Trokitja e parë
Pafundësisë nisur.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου